Një sërë studimesh kanë vërtetuar se, vitamina
C lehtëson me rreth 23% intensitetin e simptomave të rrufës dhe gripit, si:
dhimbjen e muskujve, hundët që rrjedhin dhe kollën.
Vitamina C ka treguar që ul kohëzgjatjen e rrufës nga disa ditë deri në një javë. Por, nëse e parandalon rrufën dhe gripin, kjo është e vështirë të përcaktohet.
Efektet e dobishme të vitaminës C janë
demonstruar në segmentin e shkurtimit të kohëzgjatjes së ftohjes dhe të
lehtësimit të simptomave.
Megjithëse shumë kërkime tregojnë që nuk e
parandalon, një studim i rastësishëm zbuloi që, atletët e garave shumë të
gjata, sistemet imunitare të të cilëve kanë tendencën të jenë më të dobët pas
një gare, që kanë pirë 600 miligramë vitaminë C në ditë nuk i zinte aq shpesh
gripi sa ata që nuk e merrnin fare vitaminën.
Këshillë: Nuk ju dëmton marrja e një vitamine
C në ditë, veçanërisht nëse ndieni se po ju zë gripi. Nëse ju zë gripi, është
shumë e mundshme të shëroheni më shpejt dhe të mos bezdiseni shumë nga
simptomat e tij.
Marrja e 200 miligramëve në ditë është e
mjaftueshme, sepse një pjesë e saj sekretohet me urinë.
Edhe pse lëngu i portokallit është i pasur në
vitaminë C, mos u varni vetëm tek ai. Përmbajtja e vitaminës C në të mund të
ndryshojë në varësi të portokallieve të përdorura dhe se sa kohë lëngu ka
qëndruar në karton.
Vitamina C është jostabile dhe shpejt humbet
gjatë ngrirjes dhe ruajtjes së ushqimeve në frigorifer. Ajo gjithashtu zhduket
nga procesimi termik dhe nga gatimi me ujë.



Të tjera
5 ushqime që i keni larë gabim
Të përkushtuar për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë përmes njohjes reciproke
Këshilli Organizativ për Epopenë mban takimin e parë, e bojkoton OVL UÇK-ja