Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari, ka zhvilluar takim me drejtorin e Aleanca Kosovare e Bizneseve, Agim Shahini, ku është diskutuar për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet MINTI-t dhe AKB-së.
“Partneriteti ynë ndër vite ka qenë i qëndrueshëm dhe produktiv”, ka shkruar Kusari në Facebook.
Palët u pajtuan që komunikimi dhe bashkëpunimi i ndërsjellë të thellohet edhe më tej, me qëllim të hapjes së hapësirave për iniciativa të reja që mbështesin zhvillimin e sektorit privat.
Bashkëbisedimi u fokusua në fuqizimin e prodhuesve vendorë, zhvillimin e parqeve industriale dhe krijimin e kushteve më të favorshme për bizneset.
“Sigurova se bizneset prodhuese do të kenë mbështetjen e plotë të MINTI-it në rrugëtimin e tyre drejt rritjes dhe zhvillimit”, ka theksuar Kusari, transmeton KosovaPost.



Të tjera
Bllokadë në Komisioni Qendror i Zgjedhjeve: Albulena Haxhiu – “S’e di a do të ketë vendim”
Serbia nën hijen e një emri: Kudo dominon Aleksandar Vučić
Rrëfimi i Fahrije Hoti: Përballja me Aleksandar Vučić në OKB më riktheu makthin