Ditëve të fundit është raportuar se Kosova mund të mbetej jashtë garave të futbollit në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” që do të mbahen në Itali.
Por, tashmë kjo dilemë është hequr dhe kombëtarja U18 e vajzave do të marrë pjesë në këtë ngjarje madhore sportive.
Kjo u konfirmua nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
Zëdhënësi i KOK-ut Kushtrim Krasniqi, dha detaje rreth pjesëmarrjes.
“Po, kjo tashmë është konfirmuar edhe nga Federata e Futbollit të Kosovës. Në këto lojëra do të marrin pjesë diku 100 sportistë nga Kosova. Lista nuk është ende finale, por do të jenë diku 20 disiplina që do të marrin pjesë sportistët tanë”, deklaroi Krasniqi për Klankosova.
Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” do të zhvillohen nga 21 gushti deri më 3 shtator 2026 në Itali, duke mbledhur mbi 20 shtete pjesëmarrëse nga rajoni mesdhetar.



Të tjera
Sezoni mbyllet për Wootenin, goditje e rëndë për Bashkimin para ndeshjes vendimtare
Kurti takon Kaja Kallas, thekson përkushtimin për integrim evropian
Pronat në Beograd të Radulle Steviqit, të ak*uzuarit për su*lmin në Banjskë