Ministrja për Evropë dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, do të realizojë sot një vizitë zyrtare në Prishtinë, ku do të pritet nga homologu i saj, Glauk Konjufca.
Takimi mes dy ministrave do të zhvillohet në orën 10:00, në objektin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë.
Spiropali do të zhvillojë takime të tjera të rëndësishme, përfshirë biseda me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, si dhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ajo do të takojë gjithashtu liderët e partive politike kryesore në Kuvendin e Kosovës.



Të tjera
Gjen unazën që i ra në tualet para 9 vjetësh
ANALIZA/ Si Vuçiç vuri nën kontroll pjesën më të madhe të medias në Serbi
Kosova bëhet edhe me një Konsullatë në SHBA