U.D. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se vendimi për hapjen e Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në shtetin e Teksasit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës paraqet një hap të rëndësishëm institucional për forcimin e lidhjeve me bashkatdhetarët në Amerikë.
Ajo sot e ka nënshkruar dekretin për hapjen e Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Teksas.
“Ky është një hap i rëndësishëm për bashkatdhetarët tanë në Teksas dhe në rajonin përreth, por edhe mirënjohje për mërgatën tonë në Amerikë, e cila për dekada ka punuar, ka ndihmuar, ka lobuar dhe ka qëndruar pranë Kosovës. Në çdo kapitull të rrugës sonë, prej rezistencës e deri te shtetndërtimi, mërgata ka pasur rol kyç”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Ajo ka thënë se me hapjen e këtij misioni, Kosova bëhet më e afërt për qytetarët e saj dhe më e pranishme në një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike e shoqërore të Amerikës.



Të tjera
Lojërat Mesdhetare 2026, Kosova prezantohet edhe me futboll
Gjen unazën që i ra në tualet para 9 vjetësh
ANALIZA/ Si Vuçiç vuri nën kontroll pjesën më të madhe të medias në Serbi