Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali e ka nisur vizitën në Kosovë.
Para takimit në zyrë, ajo bashkë me homologun nga Kosova, Glauk Konjufca morën rrugë drejt Prekazit për të bërë homazhe te kompleksi “Adem Jashari”, dhe për ta vizituar Bacën Rifat Jashari, në kullën e Jasharëve, njofton Klankosova.tv.
Bashkë me pamjet e shpërndara në Facebook, ministrja thotë se në Prekaz ndjehet pesha e historisë, por edhe përgjegjësia e së ardhmes, raporton Klankosova.tv.
“Liria nuk është trashëgimi automatike, ajo kërkon dinjitet, unitet dhe drejtësi çdo ditë”, ka shkruar Spiropali.



Të tjera
Gjen unazën që i ra në tualet para 9 vjetësh
ANALIZA/ Si Vuçiç vuri nën kontroll pjesën më të madhe të medias në Serbi
Kosova bëhet edhe me një Konsullatë në SHBA