Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca e ka mirëpritur homologen e tij nga Shqipëria, Elisa Spiropalin e cila po zhvillon vizitë zyrtare në Kosovë.
Të dy bashkë shkuan drejt Prekazit, për të bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.
Përmes një videoje të ndarë në Facebook, ministrja e Jashtme shqiptare tha se në Prekaz nuk përkujtohet vetëm një betejë, por vendimi për të mos u dorëzar.
Ata u pritën më pas edhe në kullën e Jasharëve, nga Baca Rifat.
“Këtu ndjen peshën e historisë, por edhe përgjegjësinë e së ardhmes”, tha ndër të tjera Spiropali.



Të tjera
Pesë gjëra që tregojnë se vuajmë nga ankthi
Spiropali takohet edhe me Kurtin pas takimeve me liderët e tjerë
Haxhiu takon ministren e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropalin