Serbia në krah të Rusisë, abstenon në OKB – 107 shtete votojnë për armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë

Serbia në krah të Rusisë, abstenon në OKB – 107 shtete votojnë për armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi të martën një projektrezolutë që kërkon një paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë, ndërsa lufta midis Kievit dhe Moskës hyn në vitin e pestë.

Rezoluta, e paraqitur nga Ukraina dhe e bashkësponsorizuar nga një grup vendesh evropiane dhe të tjera, u miratua me 107 vota pro, 12 kundër dhe 51 abstenime.

Rusia votoi kundër rezolutës, ndërsa Serbia ishte në mesin e 51 vendeve që abstenuan, duke vazhduar kështu përkrahjen historike ndaj shtetit rus.

Ndërkohë, SHBA-ja, e cila poashtu abstenoi në votim, propozoj një “mocion për ndarje” për rezolutën, duke ndarë paragrafin e dytë të sfondit dhe klauzolën e dytë të veprimit nga pjesa tjetër e rezolutës për votime të veçanta.

Rezoluta theksoi pasojat rajonale dhe globale të luftës, duke shprehur “shqetësim të madh” për sulmet e vazhdueshme nga Rusia ndaj “civilëve, objekteve civile dhe infrastrukturës kritike të energjisë”, duke përkeqësuar situatën humanitare.

Edhe pse rezolutat e miratuara nga Asambleja e Përgjithshme nuk janë ligjërisht të detyrueshme, ato mbartin peshë të konsiderueshme politike si shprehje të opinionit global.