Karateistja e Kosovës, Fortesa Orana ka deklaruar se është gati për European Championship , i cili do të zhvillohet më 19 maj në Frankfurt.
Përmes një postimi në Facebook, Orana tha se ka punuar shumë në heshtje, si dhe ka sakrifikuar shumë, teksa theksoi se rruga s’ka qenë e lehtë, por, shton ajo, se nuk është krijuar për rrugë të lehta.
“Ka pas momente kur dukej e pamundur, por rruga ime kurrë nuk është ndalë. Dhe unë ende nuk jam ndalë… po vazhdoj, hap pas hapi, deri te pika ku e di që i takoj. Sot jam këtu… por ende jo aty ku du me qenë. Dhe nuk ndalem — deri sa ta arrij”, ka shkruar karateistja.
“Evropiani është vetëm një tjetër hap — fokus. Ready for European Championship – Frankfurt 19may”.



Të tjera
Prokuroria e Prizrenit siguron urdhëresën për ngrirjen e 42 pronave me vlerë rreth 3 mln euro
Karotat luftojnë kancerin e mushkërive
Mësuesi në Klinë dyshohet për sulm seksual ndaj një nxënëseje, arrestohet nga Policia