Në kuadër të takimeve me anëtarët e kabinetit të ri qeveritar, e ngarkuara me punë në ambasadën amerikane, Anu Prattipati, u takua me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, përcjell KosovaPost.
Në njoftim, ambasada tha se takimi shërbeu për të diskutuar “forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe mbështetjen e vazhdueshme për zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës”.
“Partneriteti në mbrojtje ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës forcon vetëqëndrueshmërinë e Kosovës dhe kontribuon në stabilitetin rajonal dhe global”, tha ambasada.



Të tjera
ANALIZA/ Si Vuçiç vuri nën kontroll pjesën më të madhe të medias në Serbi
Kosova bëhet edhe me një Konsullatë në SHBA
Haxhiu: Misioni Konsullor në Teksas, hap i rëndësishëm për mërgatën