Kryeministri Albin Kurti, zhvilloi takim me Shefin e Misionit të OSBEGerard McGurk, ku u diskutua për zhvillimet aktuale politike, avancimin e reformave demokratike dhe thellimin e bashkëpunimit institucional, transmeton KosovaPost.
Ambasadori McGurk e uroi kryeministrin Albin Kurti për mandatin e ri qeverisës dhe shprehu gatishmërinë e OSBE-së për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me institucionet e Republikës së Kosovës.
“Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike dhe institucionale në vend, si dhe për rëndësinë e avancimit të reformave demokratike. Në veçanti, u theksua nevoja për bashkëpunim të vazhdueshëm në fushën e të drejtave të komuniteteve dhe sundimit të ligjit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Kryeministri Albin Kurti falënderoi ambasadorin McGurk dhe Misionin e OSBE-së për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe për kontributin në forcimin e institucioneve demokratike.




Të tjera
Pse burrat dobësohen më shpejt se gratë, tregon studimi
Diskutuam për bashkëpunimin e fortë mes KFOR’it dhe Kosovës
FIFA ka një klauzolë në kontratë që ia lejon t’i zhvendosë ndeshjet nga Meksika