Kryeministri Albin Kurti, zhvilloi takim me Shefin e Misionit të OSBEGerard McGurk, ku u diskutua për zhvillimet aktuale politike, avancimin e reformave demokratike dhe thellimin e bashkëpunimit institucional, transmeton KosovaPost.
Ambasadori McGurk e uroi kryeministrin Albin Kurti për mandatin e ri qeverisës dhe shprehu gatishmërinë e OSBE-së për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me institucionet e Republikës së Kosovës.
“Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike dhe institucionale në vend, si dhe për rëndësinë e avancimit të reformave demokratike. Në veçanti, u theksua nevoja për bashkëpunim të vazhdueshëm në fushën e të drejtave të komuniteteve dhe sundimit të ligjit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Kryeministri Albin Kurti falënderoi ambasadorin McGurk dhe Misionin e OSBE-së për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe për kontributin në forcimin e institucioneve demokratike.




Të tjera
Kur pini alkool, flisni më mirë gjuhë të huaja
Ja pse nuk duhet të hani hudhër para gjumit
Gjërat të cilat nuk duhet t’i mbani asnjëherë në makinë