Ministria e Punëve të Jashtme, e udhëhequr nga Glauk Konjufca, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Iran, duke deklaruar mbështetje për qëndrimin e Presidentit amerikan Donald Trump dhe solidaritet me popullin iranian.
Në reagimin e saj, MPJ thekson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë një sulm ushtarak ndaj regjimit të Ajatollahëve në Iran, të cilin e cilëson si një regjim që për dekada ka shtypur qytetarët e vet, ka destabilizuar rajonin dhe ka kërcënuar paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
“Qëndrojmë krah Presidentit Donald Trump në përpjekjen për të frenuar regjimet që kërcënojnë popujt e lirë, për të mbrojtur stabilitetin global dhe për të mbështetur aspiratat legjitime të popullit iranian për liri, dinjitet dhe demokraci”, thuhet në reagimin e MPJ-së.
Më tej, Ministria vlerëson se regjimet që shtypin qytetarët e tyre, mbështesin dhunën ndaj vendeve demokratike dhe kërcënojnë popuj të tjerë, nuk mund të jenë faktor paqeje. Sipas MPJ-së, liria, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit janë vlera universale që duhet të mbrohen pa kompromis.
“Në këtë frymë, qëndrojmë të vendosur kundër regjimit iranian dhe në mbështetje të Presidentit Trump, duke u solidarizuar me popullin iranian për një të ardhme të lirë dhe demokratike”, përfundon reagimi.



Të tjera
Këto janë arsyet e zakonshme të ënjtjes së gishtërinjve
Gjaku i të rënëve të Likoshanit dhe Qirezit u bë thirrje për qëndresë, për dinjitet dhe për liri
Diskutuam për parimet për presidentin dhe qëndrimin që do ta mbajë Hamza