Ministria e Punëve të Jashtme, e udhëhequr nga Glauk Konjufca, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Iran, duke deklaruar mbështetje për qëndrimin e Presidentit amerikan Donald Trump dhe solidaritet me popullin iranian.
Në reagimin e saj, MPJ thekson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë një sulm ushtarak ndaj regjimit të Ajatollahëve në Iran, të cilin e cilëson si një regjim që për dekada ka shtypur qytetarët e vet, ka destabilizuar rajonin dhe ka kërcënuar paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
“Qëndrojmë krah Presidentit Donald Trump në përpjekjen për të frenuar regjimet që kërcënojnë popujt e lirë, për të mbrojtur stabilitetin global dhe për të mbështetur aspiratat legjitime të popullit iranian për liri, dinjitet dhe demokraci”, thuhet në reagimin e MPJ-së.
Më tej, Ministria vlerëson se regjimet që shtypin qytetarët e tyre, mbështesin dhunën ndaj vendeve demokratike dhe kërcënojnë popuj të tjerë, nuk mund të jenë faktor paqeje. Sipas MPJ-së, liria, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit janë vlera universale që duhet të mbrohen pa kompromis.
“Në këtë frymë, qëndrojmë të vendosur kundër regjimit iranian dhe në mbështetje të Presidentit Trump, duke u solidarizuar me popullin iranian për një të ardhme të lirë dhe demokratike”, përfundon reagimi.



Të tjera
Kur pini alkool, flisni më mirë gjuhë të huaja
Ja pse nuk duhet të hani hudhër para gjumit
Gjërat të cilat nuk duhet t’i mbani asnjëherë në makinë