Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mbështetje të plotë për sulmet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit, duke e cilësuar këtë si një mundësi historike për popullin iranian për të arritur lirinë.
Ajo theksoi se ky është një moment i rëndësishëm që mund të sjellë një të ardhme më të lirë dhe demokratike për Iranin, falë udhëheqjes së SHBA-ve dhe Presidentit Donald Trump.
“Ka ardhur ora e lirisë për popullin iranian, falë udhëheqjes së Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit Trump. Si gjithmonë, Republika e Kosovës qëndron palëkundur pranë SHBA-së dhe aleatëve të saj në mbrojtje të lirisë, paqes, sigurisë dhe stabilitetit,” ka shkruar Osmani në një postim në “X”.
Presidentja ka shprehur gjithashtu dënimin e fuqishëm të sulmeve të regjimit iranian ndaj aleatëve të Kosovës dhe SHBA-ve në Lindjen e Mesme, duke theksuar se Kosova do të vazhdojë të mbështesë veprimet e ndërmarra nga SHBA dhe aleatët e tjerë për të sjellë fundin e regjimit iranian dhe për të siguruar një të ardhme paqësore dhe të lirë për rajonin.



Të tjera
Përfitimet e këndimit në dush
Kërkuam që të zgjidhet presidenti i propozuar nga PDK-ja
Presidentja Osmani dekreton Ligjin për buxhetin 2026