Në përkujtim të 28-vjetorit të masakrës së Likoshanit dhe Qirezit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, theksoi se gjaku i të rënëve u bë një thirrje për qëndresë, dinjitet dhe liri, përcjell KosovaPost.
Më 28 shkurt 1998, regjimi gjenocidal i Serbisë kreu një nga aktet më brutale të terrorit shtetëror në Kosovë, duke vrarë 24 banorë, prej të cilëve 20 civilë dhe 4 pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ranë heroikisht në mbrojtje të popullatës.
Presidentja Osmani theksoi se ky gjak i derdhur u bë pjesë e themelit të rrugëtimit drejt çlirimit dhe shtetndërtimit, ndërsa kujtimi i martirëve dhe dëshmorëve mbetet amanet për drejtësi dhe ruajtjen e lirisë.
“Kjo ishte një përpjekje brutale për ta thyer shpirtin e lirisë që po rritej në Drenicë dhe në mbarë Kosovën. Gjaku i të rënëve të Likoshanit dhe Qirezit u bë thirrje për qëndresë, për dinjitet dhe për liri. Ata u bënë pjesë e themelit mbi të cilin u ngrit rrugëtimi ynë drejt çlirimit dhe shtetndërtimit.Kujtimi i martirëve dhe dëshmorëve të Likoshanit dhe Qirezit është amanet për drejtësi dhe për ta ruajtur lirinë me çdo kusht”, shkroi Osmani.



Të tjera
BBC: Mbi 200 të vd*ekur nga su*lmet në Iran
Shkencëtarët zbulojnë magjinë e shegës
Kur s’ka mundësi për marrëveshje politike, kemi propozime partiake