Kryeministri Albin Kurti pas dështimit të arritjes së një marrëveshje me PDK-në për zgjedhjen e presidentit, tha se do të vazhdojnë me propozime partiake.
“Kur s’ka mundësi për marrëveshje politike, për propozim konsensual, atëherë do të kemi propozime partiake, që do të merren vesh shpejt. Shkoj edhe kjo e shtunë e ditës së fundit të muajit shkurt, pa emra konkret”, tha ai.
Kurti tha se asnjë nga partitë politike opozitare s’është më me peshë për vendimmarrje sesa PDK.
“Ata janë subjekti i dytë për nga pesha në Kuvendin e Kosovës. Askush s’mund të jetë më afër sikur ata, që këtë numër 22 ta bëj 30 duke shtuar 8 nënshkrime në propozimin që do të jetë nga ana e PDK-së. Në rastin më të keq edhe aty mund t’ju ndihmojmë ne”, deklaroi Kurti.
Kurti tha se s’kanë arritur të gjejnë një emër deri më tani. Ai përmendi që nesër do të mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, gjatë së cilës do të diskutohet edhe çështja e presidentit.
“Nuk është vështirësia te gjetja e emrit, por te hapat që na presin në vijim dhe uroj për një garë sa më demokratike, të hapur dhe natyrisht sa më parë ta kalojmë edhe këtë sfidë dhe të fillojmë me intensitet të lartë në qeverisje sipas programit qeverisës”, theksoi kryeministri.



Të tjera
Irani go*det Emiratet, MPJ e Shqipërisë apel shtetasve: Shmangni lëvizjet
Lindja e Mesme rrezikon të futet në një rreth zj@rri
Një goditje e papritur për Trumpin! Kongresi Amerikan ndërmerr veprime kundër lu*ftës me Iranin