Konfirmohet vd*ekja e Khameneit, mediat: Trupi i udhëheqësit suprem të Iranit është gjetur

Trupi i udhëheqësit suprem të Iranit është gjetur

Raportimet e fundit nga mediat izraelite dhe agjencia Reuters njoftojnë se udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollahu Ali Khamenei, ka vdekur dhe trupi i tij është gjetur, sipas një zyrtari të lartë izraelit. Deri më tani, nuk ka pasur konfirmim të menjëhershëm nga autoritetet iraniane për fatin e tij.

Në një reagim të menjëhershëm, media shtetërore iraniane citon kreun e marrëdhënieve me publikun në zyrën e Khameneit, i cili ka deklaruar se “armiku po përdor luftë mendore, të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm”, duke paralajmëruar qytetarët për përhapjen e informacionit të kontrolluar. Situata mbetet e tensionuar dhe shumë vëzhgues paralajmërojnë se zhvillimet mund të kenë pasoja të mëdha për stabilitetin rajonal.

Kryeministri i Izraelit sugjeroi gjithashtu se Ajatollah Ali Khamenei ishte vrarë në një sulm të SHBA-së dhe Izraelit.

Benjamin Netanyahu tha se sulmet kishin në shënjestër kompleksin e Khameneit në kryeqytetin iranian, Teheran.

Lideri Suprem iranian nuk është parë në publik që kur filloi operacioni të shtunën./euronews