Sot, rreth orës 02:30, patrulla e stacionit policor në Ferizaj, gjatë një kontrolli rutinë në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, ka ndaluar një automjet të tipit VË Golf me targa vendore.
Sipas policisë, gjatë kontrollimit të dokumentacionit dhe testimit të shoferit të automjetit, është konstatuar se shoferi I.B. (38 vjeç) po qarkullonte nën ndikimin e alkoolit.
“Pas testimit me alkooltest, rezultati ka qenë 1.12 promila. Për këtë kundërvajtje, ndaj shoferit është shqiptuar gjobë në vlerë prej 300 euro, 2 pikë negative, si dhe masa mbrojtëse, heqje e patentë shoferit për 6 muaj”, thuhet në njoftim.
Më tej thuhet se Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe aktivitete të intensifikuara me qëllim të respektimit të ligjit dhe rritjes së sigurisë në komunikacion./Telegrafi/



Të tjera
Dhjetë ushqimet që balancojnë sheqerin në gjak dhe parandalojnë diabetin
Mblidhet nesër Kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës
5 fjali pasivo-agresive që nuk duhet t’i përdorni