Kryeministri, Albin Kurti, ka pritur sot në takim kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi.
Ndonëse deklarime nuk u bën pas asnjërit prej takimeve që kryekuvendari shqiptar ka pasur me krerët shtetëror në Kosovë, për këtë çështje institucionet kanë dalë me komunikata për media.
Në njoftimin e Qeverisë për takimin thuhet se aty u theksua rëndësia e unitetit e bashkëpunimit të ngushtë mes të dyja shteteve.
“Në këtë datë historike për kombin shqiptar, përvjetori i Kuvendit të Lezhës, që shënon bashkimin e princërve shqiptarë në vitin 1444, Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë theksuan rëndësinë e unitetit dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy shteteve tona. U vlerësua se Kosova dhe Shqipëria, si dy shtete të një populli, ndajnë aspirata të përbashkëta për zhvillim të qëndrueshëm, forcim të institucioneve demokratike dhe integrim euroatlantik”, thotë Kryeministria.
Tute, bëhet e ditur se gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, rritjen e koordinimit në politikën e jashtme, si dhe për avancimin e agjendës së integrimit drejt Bashkimit Evropian.
“Kryeministri Kurti vlerësoi se Kosova dhe Shqipëria mbështesin dhe shtyjnë përpara njëra-tjetrën në proceset zhvillimore dhe integruese, duke i konsideruar arritjet si të përbashkëta dhe duke punuar me përkushtim për të ardhmen evropiane të qytetarëve të të dy vendeve”, citon njoftimi fjalët e kryeqeveitarit kosovar.
Gjithashtu kanë treguar se në këtë takim mes dyshes Kurti-Peleshi është ritheksuar se bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë mbetet prioritet strategjik dhe një garanci e rëndësishme për stabilitetin, zhvillimin dhe mirëqenien në rajon.



Të tjera
Pasivizimi i adresave në Luginën e Preshevës, diskriminim administrativ ndaj shqiptarëve
Këshilla si të dukeni më të bukur
Rritet në mbi 72.097 numri i palestinezëve të vr@rë në gje*nocidin izr@elit në G@za