Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar në rrjetin social Truth Social lidhur me rezervat e armëve të SHBA-së, duke thënë se vendi ka mjaftueshëm municione të “nivelit të mesëm dhe të mesëm të lartë”, dhe se luftërat “mund të zhvillohen ‘përgjithmonë’… duke përdorur vetëm këto furnizime”.
“Kemi një furnizim praktikisht të pakufizuar me këto armë. Shtetet e Bashkuara janë të furnizuara dhe të gatshme të FITOJNË, MADHËSHTOR!!!” – ka shkruar Trump, në një postim.
Në deklaratat e tij të fundit, ai ka akuzuar gjithashtu paraardhësin e tij, Joe Biden, se i ka dhënë Ukrainës “shumë nga armët më të avancuara” amerikane.
Në fund të mandatit të tij katërvjeçar, Biden kishte lejuar Ukrainën të përdorte raketat e fuqishme me rreze të gjatë veprimi ATACMS, të afta për të goditur objektiva deri në 190 milje (300 kilometra) larg, raporton BBC.



Të tjera
Mësoni se si mund të shihni më mirë pa syze, sekretet që duhet t’i dini patjetër
Haradinaj kujton m@sakrën e 3 majit 1999
Përleshje në avion, fluturimi nga Londra për në Antalia përfundon me ulje emergjente në Prishtinë