Në një postim të ri në rrjete sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duket se nuk do të largohet akoma nga ky format.
Ai thekson se vetëm në finale kanë qenë 20 mijë vota nga Rahoveci.
Më tej, thekson se fituesi i vërtetë ka qenë vete ai, duke i falënderuar të gjithë për mbështetjen.
“Sot mora informata që në ditën e finales, vetëm nga komuna ime Rahovec me fshatrat, kanë ardhur mbi 20.000 vota. Qytetarë të nderuar, muzikantë e këngëtarë të respektuar, ju jam borxhli deri në fund të jetës. Unë jam një njeri që me mundësitë e mia kam përfaqësuar veten dhe qytetin tim. Rahoveci është vend i njerëzve punëtorë, besnikë dhe me dinjitet. Ne jemi shqiptarë autoktonë dhe këtë e themi me ballin lart. Fituesi i vërtetë ka qenë Rahoveci dhe Labinot Rexha. Nëse dikujt i ka penguar që fitorja të shkojë në Rahovec, kjo flet më shumë për ta se për ne.Ju dua deri në fund të jetës time. Me respekt,Labinot Rexha”, shkroi ai.



Të tjera
Pse zgjedhim ushqime të ëmbla apo të kripura në mëngjes
28-vjetori i Epopesë së UÇK-së, Kuvendi nesër me seancë solemne
Nëse u mbijeton këtyre 6 “sfidave”, martesa juaj do të zgjasë përgjithmonë