Analisti politik Luan Gacaferi ka komentuar protestat masive që po zhvillohen në Shqipëri, duke deklaruar se fundi politik i kryeministrit Edi Rama është i pashmangshëm.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Gacaferi u shpreh se tashmë nuk shtrohet më pyetja nëse Rama do të largohet nga pushteti, por vetëm koha se kur do të ndodhë kjo.
“Më nuk shtrohet pyetja se a do ikë Rama, po kur do bie Rama. Fati i Ramës është vendosur: ja me hatër, ja më zor, Rama do shkoj!”, ka shkruar ai.
Deklarata e Gacaferit vjen në një kohë kur protestat qytetare në Shqipëri kanë marrë përmasa të mëdha, ndërsa kërkesat për ndryshime politike dhe llogaridhënie nga qeveria po bëhen gjithnjë e më të zëshme.



Të tjera
“Nuk e ndjeva fare pjesën e lartë të këmbës”, Van Dijk flet pas lëndimit me Suedinë
Lamine Yamal i mbanë edhe dy flamuj të dy vendeve tjera në këpucët e tij
Dita e 22-të e protestës, disa qytetarë me çadra plazhi prej mëngjesit para Kryeministrisë