Enver Bytyçi, profesori dhe eksperti i politikës ndërkombëtare, ka folur këtë të shtunë në “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania lidhur me ngërçin kushtetues që po kalon Kosova, nisur nga ditët e fundit për moszgjedhjen e Presidentit të Republikës.
Bytyçi ka komentuar deklaratën publike të Richard Grenell, i cili ka sinjalizuar në një farë mënyre ndryshimin e qeverisë në Kosovë pas këtij ngërçi të ndodhur. Sipas profesorit, Grenell paguhet nga Serbia.
“Kur flet Grenell, ka folur Vuçiç, nuk kam asnjë koment tjetër. Në mënyrë kategorike ai paguhet dhe është në borderonë e Beogradit për të lobuar kundër Kosovës dhe pro Serbisë. Kur e kam lexuar, kam menduar se kjo ka ndodhur me një regji të këtyre eksponentëve. Asgjë nuk ndodh rastësisht.” – tha Bytyçi./euronews



Të tjera
Largoni erërat e këqija nga kuzhina me limon
“Po t’i kem tri jeta, nuk do të kem atë ndjesi që e kam pasur në luftë”, ushtarja e UÇK-së tani deputete
Shenja paralajmëruese të diabetit në thonjtë tuaj