Një dekadë KEDS-mbi 216 milionë euro investime

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të dielën në Ferizaj

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se të dielën, më 08.03.2026, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Si rezultat i kësaj, në rajonin e Ferizajt do të ketë ndërprerje të rrymës.

Punime në projekte investive

1.

Nga NS 35/10 [kV] Shtime do të  ndërprehet:

Dalja 10[kV] Rashinca (kodi: 41046001) nga ora 09:00 deri në ora 16:00

Vendet: fshatrat: Davidovc, Gjugjaj (Gjurkoc) (një pjesë),  Gjurkoc, Rashincë, Vojnoc dhe një pjesë e rrugës Komandant Kumanova.

Arsyeja: Projekte investive, demontimi i përçuesit ekzistuese, shtrirja e përçuesit te ri me gjitha elementet përcjellëse si dhe punime tjetra elektrike në kuadër të Lot 4.