Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka çmuar rolin e kinematografeve gra të Kosovës për kontributin e tyre në skenat botërore.
“Kineastet e Kosovës po i japin zë vendit tonë në skenat botërore. Krijimi i secilës prej tyre është më shumë se vetë profesioni që bartin. Me sukseset e shumta çdo ditë e më shumë po e ngritin lart shtetin tonë”, ka shkruar ai në Facebook.
Kurti ka shpërndarë një postim të Qendrës Kinematografike të Kosovës, në të cilën vlerësohet roli i aktoreve, regjisoreve e skenaristeve si: Adriana Matoshi, Antoneta Kastrati, Arta Dobroshi, Blerta Basholli, Blerta Zeqiri, Kaltrina Krasniqi, Lendita Zeqiraj, Luana Bajrami, Norika Sefa, Sevdije Kastrati dhe Yllka Gashi.
“Me gratë e Kosovës kinemaja jonë është përherë e më afër me botën mbarë. Ato krijojnë që të tregojnë, ato punojnë që të frymëzojnë”, përfundon Kurti.



Të tjera
10 ushqime që shuajnë urinë dhe nuk të shëndoshin
Nëse ke dhimbje shpine, këto janë pozicionet ideale për zonat specifike
Ministria njofton për çmimet e derivateve, nafta 1.69 €, benzina 1.48 € për litër