Të mërkurën, Real Madridi do të përballet me Manchester Cityn në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-es në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e Álvaro Arbeloas do të synojë të marrë një rezultat pozitiv përpara ndeshjes së kthimit në “Etihad Stadium” javën e ardhshme.
Megjithatë, me Jude Bellingham dhe Kylian Mbappé në rrezik për të humbur të dyja ndeshjet, nuk është çudi që madrilenët konsiderohen si nën-favoritë.
Real Madridi kishte shpresuar që Bellingham të rikthehej në kohë për përballjen me Cityn, por duket se kjo nuk do të ndodhë.
Ai ka një shans të vogël për të luajtur në ndeshjen e kthimit në Manchester, por tashmë është konfirmuar se do të mungojë të mërkurën, gjë që lë një vend të lirë në mesfushë.
Federico Valverde, Arda Güler dhe Aurélien Tchouaméni pritet të nisin nga minuta e parë, por pyetja është se kush do të jetë mesfushori i katërt i Real Madridit.
Favoriti është Eduardo Camavinga, i cili është rikthyer pas një dëmtimi në dhëmb, por edhe 18-vjeçari nga akademia “La Fábrica”, Thiago Pitarch, është një opsion.
Pitarch ka lënë përshtypje shumë të mira te trajneri Arbeloa, i cili i dha debutimin si titullar në ndeshjen kundër Getafes të hënën e kaluar.
Ai tashmë konsiderohet si pjesë e përhershme e ekipit të parë, që do të thotë se kthimi te ekipet e të rinjve është pak i mundshëm.
Megjithatë, kjo mund të ndikojë në pjesëmarrjen e tij në UEFA Youth League.
Sipas “Marca”, mesfushori i ri do të bëhej i papranueshëm për këtë kompeticion nëse luan edhe një ndeshje tjetër në Ligën e Kampionëve me ekipin e parë – gjë që mund të ndodhë të mërkurën kundër Manchester Cityt.
Rregullat thonë se lojtarët që luajnë në tre ose më shumë ndeshje të Ligës së Kmapionëve nuk mund të luajnë në UEFA Youth League gjatë të njëjtit sezon.
Megjithatë, Pitarch – i cili luajti në të dy ndeshjet e fazës “play-off” ku Real Madridi eliminoi Benficën – nuk pritet të mendojë shumë për këtë tani, pasi fokusi i tij është të ndihmojë ekipin e parë të mbyllë sezonin në mënyrë sa më të fortë.



Të tjera
Kjo ngjyrë është trend kryesor në vjeshtë
Po bie shi i përzier me naftë në Iran
Diskutuam pasivizimin e adresave të shqiptarëve