Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka sqaruar dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, duke thënë se vendimi nuk ka qenë dëshirë e saj, por një detyrim kushtetues.
“Nuk ka qenë dëshira ime, por detyrim kushtetues. Ajo që kam firmosur unë ka qenë formalizim i një gjendjeje kushtetuese ekzistuese. Sikur unë të mos e bëja, do të isha në shkelje kushtetuese. Nuk ka qenë një vendim që e kam marrë vetë, por jam konsultuar me dhjetëra juristë”, ka thënë Osmani tek emisioni me Çim Pekën.
Ajo ka theksuar gjithashtu se mirëpret çdo vendim që do të marrë Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës lidhur me këtë çështje.



Të tjera
Nëse ke dhimbje shpine, këto janë pozicionet ideale për zonat specifike
Ministria njofton për çmimet e derivateve, nafta 1.69 €, benzina 1.48 € për litër
Arrestohet një person në Rahovec për dhunë në familje, dyshohet se dëboi bashkëshorten dhe tre fëmijët nga shtëpia