Komuna e Prishtinës hap thirrjen për subvencione në blegtori, bletari dhe shpezëtari për vitin 2026

Komuna e Prishtinës hap thirrjen për subvencione në blegtori, bletari dhe shpezëtari për vitin 2026

Komuna e Prishtinës, përmes Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, ka njoftuar fermerët e kryeqytetit për hapjen e thirrjes për aplikim për subvencione – pagesa direkte në fushat e blegtorisë, bletarisë dhe shpezëtarisë për vitin 2026.

Në njoftim bëhet e ditur se fermerët mund të aplikojnë për mbështetje financiare që synon zhvillimin dhe përmirësimin e sektorit bujqësor në komunë.

“Fermerë të nderuar, ju njoftojmë që Kryeqyteti Prishtina përkatësisht Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural ka hapur thirrjen për aplikim për subvencione – pagesa direkte në blegtori, bletari dhe shpeztari për vitin 2026”, thuhet në njoftim.

Detajet për aplikim dhe formularët përkatës mund të gjenden në linkun e publikuar nga Komuna e Prishtinës: https://prishtinaonline.com/…/thirrje-per-aplikim. /