Interesi për ndeshjen e Kombëtares së Kosovës ndaj Sllovakisë ka qenë i jashtëzakonshëm. Të gjitha biletat janë shitur, njoftojnë tifogrupi “Dardanët”.
Nga sot e tutje, nuk do të pranohet asnjë kërkesë për bileta, pasi lista e rezervimeve është përmbyllur. Tifozët që nuk e siguruan vendin për këtë ndeshje mund të vazhdojnë të regjistrohen për abonimet vjetore, për të ndjekur duelet e ardhshme të Kosovës.
“Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme. Të gjithë që siguruan biletë janë konfirmuar,” shkruajnë “Dardanët” në njoftimin e tyre zyrtar.



Të tjera
Së shpejti në kryeqytet realizohet një mozaik kushtuar Nënë Terezës
Delegacioni i BIK-ut pritet në takim nga kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani
Përfitimet që i sjell gjidhënia te nëna dhe bebja