Sot është hedhur shorti i gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll.
Nga ky short u nxorën çiftet Llapi – Ferizaj dhe Ballkani – Dukagjini, shkruan “Gazeta Express”.
Ndeshjet e para gjysmëfinale do të luhen më 8 prill, kurse ato të kthimit dy javë më pas, më 22 të muajit të ardhshëm.

Llapi dhe Ballkani do të jenë vendës në ndeshjet e para.
Katër ekipet gjysmëfinaliste do ta kërkojnë një vend për në finalen e madhe, ndërsa siç dihet, fituesi i Kupës e siguron daljen në Evropë.
Prej këtyre katër skuadrave, Ballkani mund ta sigurojë Evropën edhe përmes ligës ku aktualisht gjendet në vendin e dytë.



Të tjera
Pse hurmat farëzeza i bëjnë mirë shëndetit tuaj
Tottenhami do të ketë një mysafir special në ndeshjen ndaj Atletikos
Po gënjen, thotë gjithçka për mbijetesën e saj politike