Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar takim me drejtorin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj.
Haxhiu thotë se me kreu e APK-së diskutuan për raportin që Agjencia përgatitë për Kuvendin e për aspektin buxhetor, që sipas kryeparlamentares do të ndikojë në zhvillimin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit. .
“Biseduam për punën e Agjencisë, raportin që ajo përgatit për Kuvendin, si dhe për bashkëpunimin tonë në këtë drejtim. Diskutuam gjithashtu për aspektin buxhetor që do të ndikojë në zhvillimin e Agjencisë për nevojat funksionale si dhe për projekte që e forcojnë institucionin në aspektin zhvillimor”, ka bërë të ditur kryeparlamentarja pas takimit me Buleshkajn që drejton APK-në.



Të tjera
Edhe në rivendosje, Gjykata refuzon kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarve që u kapën me 1 milion euro në Merdar
Cikli menstrual, mos bëni seks në ditën e 14
SHBA-ja dhe Izr@eli nuk kanë plan daljeje për lu*ftën në Iran