Një delegacion i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), i përbërë nga kryeimami Vedat ef. Sahiti, drejtori për Kulturë dhe Veprimtari Botuese në BIK Ramadan Shkodra, dekani i Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë dr. Islam Hasani, si dhe kryetari i Këshillit të BI-së së Preshevës Nexhmedin ef. Ademi, është pritur në takim nga kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani.
Gjatë takimit u diskutua për rolin e Bashkësisë Islame në ruajtjen e harmonisë shoqërore, promovimin e vlerave humane dhe forcimin e unitetit në komunitet, përcjell Kosova Post.
Takimi u zhvillua në një atmosferë vëllazërore në frymën e Ramazanit, duke reflektuar mbi vlerat e solidaritetit, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.



Të tjera
Dogana me operacion në pesë lokacione në rajonin e Prishtinës, konfiskohen mallra në vlerë rreth 800 mijë euro
Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje
Këshilla për të qënë të shëndetshëm në stinën e verës