Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, është takuar me ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves, i shoqëruar nga vajzat e përzgjedhura në kuadër të iniciativës “Ambassador for a Day”, për të diskutuar mbi botën e diplomacisë, transmeton KosovaPost.
Në një postim, Haxhiu deklaroi se ishte kënaqësi të diskutonte me të rejat, për të zhvilluar aftësitë e tyre të lidershipit.
“Ishte kënaqësi të bisedoj me këto vajza të talentuara, t’u përgjigjem pyetjeve të tyre për sfidat dhe përvojat e rrugëtimit tim politik, por edhe të dëgjoj idetë dhe aspiratat e tyre për të ardhmen.
Iniciativa të tilla janë të rëndësishme sepse i inkurajojnë vajzat të besojnë në potencialin e tyre dhe të shohin lidershipin si një mundësi reale për të kontribuar në shoqërinë tone” deklaroi Haxhiu.



Të tjera
Këshilla për ta ndalur gërhitjen
Bananet të pasura me fibra, ndihmojnë tretjen
“Zv/kryeministër dhe 4 ministri”, Deputeti i VV zbulon ofertën e Kurtit për Abdixhikun