Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari Lila ka thënë se se nuk ka asnjë krizë në furnizimin me derivate të naftës në Kosovë, përcjell KosovaPost.
Sipas saj, stoqet janë në nivel të rregullt dhe në suazat e zakonshme, njësoj si para zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme dhe se furnizimi në treg është stabil dhe pa ndërprerje.
Ministria ka deklaruar se nuk ka asnjë arsye për panik apo për krijim të rezervave të panevojshme.
“Po ashtu, duke marrë parasysh stabilizimin e çmimeve të derivateve në bursat ndërkombëtare, aktualisht nuk ka bazë për rritje të çmimeve në tregun vendor”, thuhet në njoftim.
Në njoftim theksohet se Ministria po monitoron në vazhdimësi zbatimin e vendimit për marzhën e fitimit, ndërsa Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut është në terren për të siguruar respektimin e këtij vendimi dhe mbrojtjen e konsumatorëve.
“Institucionet do të vazhdojnë ta monitorojnë nga afër tregun për të garantuar stabilitet në furnizim dhe çmime të drejta për qytetarët dhe bizneset”, thuhet në fund të njoftimit.



Të tjera
9 gjëra që mund të na e lehtësojnë jetën
Propaganda ruse për Ukrainën dhe Kosovën po përhapet edhe në mediat në gjuhën shqipe
Strategjia ‘Serbia 2030’ shpërfaq pretendimet territoriale ndaj Kosovës