Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti dje në takim drejtorin në largim të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), gjeneral brigade Sven Lange, si dhe ushtruesen e detyrës së shefes së operacioneve aktuale në stafin ndërkombëtar, Divizioni i Operacioneve në Selinë e NATO-s, Blanca Hereza Atienza.
Gjatë takimit, presidentja shprehu mirënjohjen e thellë për angazhimin e vazhdueshëm të NATO-s për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë.
Ajo vlerësoi po ashtu mbështetjen e rëndësishme të NALT-it në zhvillimin e institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes së Kosovës, sidomos në zhvillimin dhe profesionalizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke theksuar se ky bashkëpunim ka ndikuar drejtpërdrejt në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe institucionale të vendit.
Presidentja vlerësoi në mënyrë të veçantë punën dhe përkushtimin e gjeneral brigade Sven Lange, i cili po e përmbyll me sukses mandatin e tij njëvjeçar si drejtor i NALT-it.
Në emër të institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës, ajo e falënderoi atë për kontributin e çmuar në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe NATO-s.
Presidentja ritheksoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për paqe, stabilitet dhe vlerat euroatlantike, si dhe për integrimin në NATO.



Të tjera
Ushqimet që “shtyjnë” plakjen
Osmani s’është dashur ta shpërndajë Kuvendin, s’janë plotësuar kriteret kushtetuese (VIDEO)
Turqia është një vend shembullor ku të gjithë gëzojnë lirinë e fesë