Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka kujtuar demonstratat e studentëve në mars të vitit 1981.
I pari i PDK-së ka thënë se në marsin e vitit 1981, studentët u ngritën në emër të popullit, duke kërkuar liri, drejtësi dhe dinjitet.
“Në marsin e vitit 1981, studentët u ngritën në emër të popullit tonë, duke kërkuar liri, drejtësi dhe dinjitet. Historia e Kosovës është shkruar edhe nga ata hapa të guximshëm të tyre, që dolën në rrugë pa frikë, duke sfiduar padrejtësinë dhe hapur rrugën drejt së ardhmes.Nderim për të gjithë pjesëmarrësit në protestat e vitit 1981 në Kosovë”, ka shkruar ai



Të tjera
10 fakte interesante rreth martesës
OKB: 60 për qind e familjeve në G@za nuk kanë qasje të përditshme në ujë të pastër mes su*lmeve të vazhdueshme
Bajqinovci: Opozitës i kërkuam emra për president mbipartiak, por nuk pati asnjë lëvizje