Situata politike dhe ushtarake në Lindjen e Mesme mund të ketë pasoja edhe në futbollin ndërkombëtar.
Sipas deklaratave të fundit nga autoritetet iraniane, kombëtarja e Iranit mund të mos marrë pjesë në Kupën e Botës 2026, pavarësisht se është kualifikuar për turneun që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Ministri iranian i Sportit, Ahmad Donyamali, deklaroi se situata e krijuar pas konfliktit të fundit dhe tensioneve me SHBA-në e bën të pamundur pjesëmarrjen e ekipit në turne.
Konflikti dhe pasiguria janë përmendur si arsyet kryesore të këtij vendimi të mundshëm.
Nëse Irani tërhiqet zyrtarisht, do të krijohet një problem i madh organizativ për FIFA-n.
Kombëtarja iraniane ishte pjesë e Grupit G, së bashku me: Belgjikën, Egjiptin dhe me Zelandën e Re.
Në këtë rast, ndeshjet që do të preken drejtpërdrejt janë tri përballjet e planifikuara në fazën e grupeve: Irani –Zelanda e Re, Irani – Belgjika dhe Irani – Egjipti.
Një nga skenarët më të diskutuar është që vendin e Iranit ta zë një kombëtare tjetër nga Azia, si p.sh. Iraku, që ishte ndër ekipet më pranë kualifikimit në eliminatore.
Megjithatë, deri tani FIFA nuk e ka konfirmuar zyrtarisht ndonjë ndryshim në kalendar. Kjo organizatë po e monitoron situatën, ndërsa turneu do të nisë në qershor 2026.
Nëse tërheqja konfirmohet, ky do të ishte një rast shumë i rrallë në historinë e Kupës së Botës: një Kombëtare që tërhiqet pasi është kualifikuar dhe pas hedhjes së shortit të grupeve.



Të tjera
Ministrja Pacolli takon ministren britanike Mary Creagh në Londër
AKU bllokon 738 kg mish pule dhe djathë të rrezikshme për konsum
Dialogu Kosovë-Serbi, thelbësor që dy vendet të ecin përpara