Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar sot një takim me Ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, ku e ka uruar për rolin e saj të ri dhe ka theksuar rëndësinë e veprimeve të shpejta për tejkalimin e sfidave politike në vend, transmeton KosovaPost.
“Këtë pasdite e përgëzova Ministren e Drejtësisë Donika Gërvalla-Schwarz për rolin e saj të ri dhe diskutova rëndësinë e zgjidhjes së shpejtë të sfidave politike në mënyrë që Kosova të mund të përparojë dhe të ofrojë rezultate për qytetarët”, ka shkruar Hargreaves në Facebook.
Ai gjithashtu ka përmendur angazhimin e vendit të tij për të mbështetur sektorin e drejtësisë në Kosovë, duke vënë theksin te trajtimi i dhunës me bazë gjinore.
“Gjithashtu biseduam për bashkëpunimin e vazhdueshëm në trajtimin e dhunës me bazë gjinore dhe mbështetjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale të lidhur me konfliktin – e cila mbetet një përparësi për Mbretërinë e Bashkuar – dhe punën e Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur sektorin e drejtësisë”, ka shkruar ambasadori.



Të tjera
Nuk mjafton ndërrimi i këllëfëve, duhet të lani edhe jastëkët
Policia realizon kontroll në Suharekë, gjen n@rkotikë, a*rmë dhe mjete të rrezikshme
Kryeparlamentarja Haxhiu shtroi iftar për gratë e Departamentit të Grave të BIK