Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shkruar në Facebook për Laura Fazliu e cila ka fituar medaljen e bronztë olimpike në Paris.
Abdixhiku ka thënë se sportet po lartësojnë Republikën e flamurin e Kosovës.
“Nga Majlinda në Rio 2016, te Nora e Distria në Tokio 2020, e deri tek Laura e Distria sërish tani në Paris 2024 – tregimi vazhdon! Republika është e fortë”, ka shkruar fillimisht Abdixhiku.
“Sportistet tona po e lartësojnë Republikën, flamurin tonë, shtetin tonë. Ato po lartësojnë dhe ëndrrat e çdo vajze kosovare për të arritur një ditë të pamundurën! Ju faleminderit çika që i jepni Kosovës kaq shumë krenari. Dy medalje Olimpike deri më tani nga Parisi; 5 në gjithë historinë tonë të shkurtër! E ardhmja është e bukur. E bëjnë njerëzit tanë”, ka thënë ai.



Të tjera
Receta me aspirinë që çdo femër duhet t’i dijë
Viktor Buzhala aderon në Guxo
Gjestet dhe frazat që kanë më shumë vlerë se një “të dua”