Kryeministri Albin Kurti do të presë nesër përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, transmeton KosovaPost.
Në njoftimin për media nga Zyra e Kryeministrit, bëhet e ditur se takimi do të zhvillohet nga ora 08:30 dhe se pas takimit do të ketë deklarim për media.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë–Serbi, z. Peter Sørensen. Pas takimit do të ketë deklarim për media.” thuhet nga ZKM.
Merret vesh jo zyrtarisht se vizita ka lidhje me diskutimin e ligjit për të huajt.
Siç ka njoftuar MPB, Ligji për të Huajt fillon së zbatuari nga 15 marsi 2026.



Të tjera
Çitaku: Kurti tejkaloi kompetencat dhe cenoi rendin kushtetues
Pacolli: Po përgatitemi për një mandat edhe më të fuqishëm
Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Nuk ka plan për reduktim të trupave në Kosovë