Mediumi sllovak Sportovy.cas ka shkruar se përfaqësuesja e Sllovakisë duhet të jetë e kujdesshme ndaj mbështetjes së madhe që pritet të marrë Kosova nga tifozët e saj.
Sipas raportimit të këtij mediumi, biletat e rezervuara për sektorin e mysafirëve janë shitur shumë shpejt, gjë që tregon se një numër i madh tifozësh kosovarë pritet të jenë të pranishëm.
Artikulli thekson se tifozët e Kosovës konsiderohen ndër më të pasionuarit në Evropë dhe janë në gjendje të krijojnë atmosferë të zjarrtë edhe në stadiumet kundërshtare.
Shqetësime për praninë e madhe të tifozëve kosovarë ka shprehur edhe Federata e Futbollit të Sllovakisë, e cila druhet se stadiumi mund të “pushtohet” nga mbështetësit e Kosovës, ashtu siç kishte ndodhur me ata të Bosnjës në vitin 2013.
Përfaqësuesi i federatës sllovake, Juraj Curny, ka deklaruar se organizatorët po i kushtojnë vëmendje të veçantë kësaj çështjeje për të shmangur një situatë të tillë.



Të tjera
10 kuriozitete rreth bebeve!
Dhuratat që s’duhet t’ia bëni partnerit për Shën Valentin
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën