Kaja Kallas: Marrëveshjet për Kosovën, hap i rëndësishëm për qytetarët

Marrëveshjet për Kosovën, hap i rëndësishëm për qytetarët

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, ka përshëndetur marrëveshjet e arritura për regjistrimin civil dhe Ligjin për të Huajt, të cilat i cilësoi si “një hap të rëndësishëm përpara për të mirën e të gjithë qytetarëve në Kosovë”.

 

Ajo shtoi se është e rëndësishme të sigurohet vazhdimësia në ofrimin e shërbimeve publike. Kallas vlerësoi se këto marrëveshje krijojnë një moment të ri për Dialogun Beograd–Prishtinë dhe shprehu gatishmërinë për të organizuar së shpejti një takim të nivelit të lartë.

Shefja e diplomacisë evropiane falënderoi të gjithë ata që u angazhuan në mënyrë konstruktive për realizimin e këtyre marrëveshjeve dhe theksoi se zbatimi i marrëveshjeve të mëparshme në kontekst të dialogut mbetet jetik.