Sot zhvillohen dy ndeshje shumë interesante në kuadër të javës së 24-t në Superligën e Kosovës në futboll.
Vëmendja kryesore do të jetë në Suharekë, ku Ballkani do të jetë nikoqir i Dritës, shkruan Gazeta Express.
Dy skuadrat që kryesojnë renditjen tabelare do të përballen mes vete në një nga duelet më interesante të këtij sezoni.
Aktualisht, Drita prin në tabelë me tri pikë më shumë se Ballkani dhe një fitore eventuale sot do ta afronte shumë pranë arritjes së objektivit për ta mbrojtur titullin e kampionit.
Në anën tjetër, Ballkani synon që me një fitore të barazojë pikët me ekipin nga Gjilani dhe të vazhdojë fuqishëm garën për ta rikthyer titullin e kampionit në Suharekë.
Dueli tjetër i ditës zhvillohet në Klinë, ku Dukagjini do ta presë Llapin, skuadrën e drejtuar nga Tahir Batatina. Të dyja ekipet synojnë fitoren për t’u ngjitur më lart në renditjen tabelare.
Të dyja këto ndeshje zhvillohen sot dhe nisin nga ora 13:00.



Të tjera
Mësoni arsyen se pse shkoni në tualet pasi pini kafe
Trump: Bisedimet me Iranin po vazhdojnë përmes ndërmjetësimit
Drita e Ramadanit për herë të dytë radhazi kampion në Kosovë