Mbi 1.5 mln euro në muaj, Topi i Artë pritet të sjellë rritje page për Ousmane Dembele – Ekonomia Online

Nuk ka arsye pse të mos qëndrojë te PSG

Lëvizja e Ousmane Dembeles te PSG i ka ndryshuar trajektoren e karrierës.

Kjo pasi që në 2 vitet e tij në kryeqytetin francez, ai pati sukseset e tij më të mëdha në karrierë ku fitoi 6 tituj.

Pati zëra të shumta rreth vazhdimit të kontratës së re të Dembeles, ku flitej për një lëvizje të tij te Manchester City.

“Nuk ka arsye pse të mos qëndrojë te PSG… por nuk jam unë ai që negocion dhe merr vendime”. “Nuk kam qenë i përfshirë në negociata për kontratë që nga fillimi i karrierës sime, diskutimet për kontratat e mia janë midis klubit dhe agjentit tim”, deklaroi Dembele.

Ai ka bërë 122 paraqitje, ku shënoi 53 gola dhe 38 asistime me PSG-në teksa u kurorëzua edhe me trofeun më të rëndësishëm, “Topin e Artë”.