Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu i shtohen KFOR-it si shtete kontribuese me trupa ushtarake në Kosovë

KFOR-i prezanton kapacitetet kundër dronëve në kampin Bondsteel

Ushtarët e KFOR-it të Komandës Rajonale-Lindje, organizuan një prezantim të kapaciteteve kundër mjeteve ajrore pa pilot (CUAS) për drejtuesit e lartë në kampin Bondsteel.

Ngjarja shfaqi pajisjet dhe aftësitë që përdoren për zbulimin dhe reagimin ndaj sistemeve ajrore pa pilot, duke forcuar njëkohësisht ndërveprimin dhe bashkëpunimin mes forcave shumëkombëshe që shërbejnë në kuadër të misionit të KFOR-it.

Personeli i KFOR-it vazhdon të ruajë ndërgjegjësimin situacional dhe të kontribuojë në stabilitetin në të gjithë rajonin.

Ky aktivitet pasqyron gjithashtu përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

KFOR thotë se vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.