Hapet konkursi për anesteziologë të rinj në QKUK

Hapet konkursi për anesteziologë të rinj në QKUK

Është hapur konkursi për anesteziologë të rinj në institucionet publike shëndetësore, përcjell KosovaPost.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili tha se 25 anesteziologë do kenë mundësi të punësohen së shpejti.

“Sot është hapur konkursi për pranimin e 25 anesteziologëve të rinj në institucionet publike shëndetësore. Angazhimi i tyre do të bëhet në sektorët ku ka më së shumti nevojë, me qëllim lehtësimin e ngarkesës së stafit dhe uljen e listave të pritjes për pacientët. Mirëpresim angazhimin dhe kontributin e tyre në forcimin e institucioneve publike shëndetësore”, ka shkruar Vitia.