Hiqet fusnota për Kosovën në BE? Zbulohet kush ndikoi në vendimin e fundit

Së fundi, Komiteti i Rajoneve i Bashkimit Evropian (CoR), ka vendosur ta heqë përdorimin e fusnotës në emrin e Kosovës në dokumentet dhe komunikimet e tij.

E për këtë temë për “Bota sot” foli njohësi i çështjeve politike, Melazim Koci.

Fillimisht, ai u shpreh se, largimi i fusnotës nga disa dokumente të Bashkimit Evropian është zhvillim pozitiv, derisa vlerëson se është sinjal që BE ka filluar të heqë dorë nga pozicionimi neutral që kishte për statusin e Kosovës.

“Largimi gradual i të ashtuquajturës fusnotë nga disa dokumente të Bashkimit Evropian paralajmëron zhvillime pozitive në raportet Bruksel – Prishtinë. Ky zhvillim është paralajmërim se Bashkimi Evropian ka filluar të heqë dorë nga pozicionimi neutral në raport me statusin e Kosovës (pavarësisht faktit që 22 vende e kanë njohur shtetësinë e Kosovës dhe vetëm 5 jo)”.

Image

Melazim Koci.

“Fusnota daton nga viti 2012 dhe ishte rezultat i një kompromisi diplomatik që mundësonte pjesëmarrjen e vendit tonë në mekanizma rajonalë, pa obliguar shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e saj të ndryshojnë qëndrimin e tyre. Në fakt, fusnota gjatë gjithë këtyre viteve ishte simbol i ambiguitetit të Brukselit ndaj statusit të Kosovës”, shtjelloi ai.

Ndër të tjera, njohësi shtoi se, meq heqjen e fusnotës po dërgohet mesazh se Kosova duhet të trajtohet si shtet më gjithë kuptimin e fjalës.

Ai konsideron se në këtë vendim, mund të kenë ndikuar figurat e reja të BE-së, Kallas dhe Sorensen.

Duke hequr fusnotën, një pjesë e mekanizmave dhe organizmave evropianë dërgojnë mesazhin se fusnota për Kosovën tash i takon të kaluarës dhe se Kosova duhet të trajtohet si shtet me të gjitha atributet. Nuk e përjashtoj mundësinë që për këtë lëvizje të kenë ndikuar personalitetet e reja të BE-së si z. Kaja Kallas dhe z. Peter Sørensen. Ata vijnë nga dy vende që kanë njohur shtetësinë e Kosovës dhe që njohin mirë mentalitetin serbo/rus. Dyshja e re Kallas/Sørensen janë shumë më të avancuar se ish dyshja Borrell/Lajçak dhe duket se Kosova do të përfitojë nga ky ndryshim në radhët e Bashkimit Evropian”, përfundoi Melazim Koci