Behrami ‘konfliktohet’ me BE-në pasi kjo e fundit e kritikoi PDK-në

Behrami ‘konfliktohet’ me BE-në pasi kjo e fundit e kritikoi PDK-në

Deputeti i PDK-së Artan Behrami, ka reaguar ndaj deklaratës së BE-së, pasi ljo e fundit shpreh i “befasuar” me qëndrimin e PDK-së për Ligjin për të huajt.

Behrami ka deklaruar se PDK-ja ka qenë “viktima më e madhe” e dialogut, bashkëpunimit dhe lojalitetit ndaj Perëndimit. Në të kundërtën, sipas tij, Vetëvendosje është përfituesja më e madhe nga konfrontimi, dhuna politike dhe, siç e quan ai, besëprerja ndaj Perëndimit.

“Mos u befasoni me një standard që vetë e keni legjitimuar,” ka shkruar ai.

Tutje, Behrami ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se, përmes negociatave sekrete dhe pranimit të strukturave paralele, ka vendosur bazat për jetësimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sipas tij, marrëveshja e Ohrit parasheh autonomi territoriale për veriun e vendit dhe një lloj eksteritorialiteti për kishat ortodokse serbe.