“Deklaratë që ndez debat – Geci: Donika i tejkalon të gjithë me guxim e seriozitet”

Veprimtari Halil Geci e përshkruan Donika Gërvallën-Schwarz si një model të rrallë politik, që vepron mbi parime dhe jo interesa personale.

Ai thekson se intervista e saj në Radio Televizioni i Kosovës tregoi guxim, seriozitet dhe përgjegjësi të lartë politike, duke e vendosur mbi figura të tjera të skenës shqiptare.

Geci nënvizon se ajo përfaqëson një standard të pakrahasueshëm integriteti dhe vizioni shtetformues.

Postimi i Gecit:

Donika Gërvalla-Schwarz është modeli i rrallë i një politikaneje që e ndërton veprimin mbi parimin, jo mbi interesin; që e sheh shtetin si përgjegjësi morale dhe juridike, e jo si mjet pazari; dhe që përfaqëson një standard të pakrahasueshëm integriteti, guximi dhe koherence në politikën shqiptare të sotme.

Intervista e saj e mbrëmshme në Radio Televizioni i Kosovës ishte jashtëzakonisht bindëse dhe e rrallë në peshën e saj politike dhe morale. Ajo paraqiti një realitet të matur dhe të artikuluar me qartësi, duke u shfaqur si një atdhetare që vepron me mendje të ftohtë dhe me parime të forta.

Në krahasim me shumë figura të politikës shqiptare, si Vjosa Osmani, Edi Rama, Bedri Hamza, Abdullah Hoti dhe Hashim Thaçi, ajo arriti të projektojë një nivel tjetër serioziteti dhe përgjegjësie politike, duke i lënë në hije me qartësinë, dhe me guximin e sajë poletikanet e papjekur,të cilët flasin pandërprerë dhe veprojnë në mënyra që u shërbejnë më shumë interesave të huaja sesa atyre kombëtare.

Ky nuk është vetëm një vlerësim individual, por një perceptim që po bënë jehonë te shqiptarët që kërkojnë një politikë të bazuar në integritet, drejtësi dhe vizion shtetformues. Zoti të bekoftë, bijë e Dardanisë.